Para fillimit të tryezës së organizuar nga KFOS me temën “Si tutje me dialogun”, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se gjasat janë shumë të mira që sot ai të bëhet kryeministër.
“Shpresojmë më të mirën, gjasat i kemi shumë të mira”, ka deklaruar ai.
Aktualisht po vijon seanca për konstituimin e Kuvendit, dhe legjislaturës së tetë. Gjatë ditës është raportuar se do të formohet edhe qeveria “Kurti 2”.