Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku ka njoftuar sot projektvendimin e marrë përsa i përket trajtimit të ujërave dhe reformën e re për Ujësjellësat.
Belinda Balluku:
Projektvendimi më i rëndësishëm që kemi pasur sot, është trajtimi i ujërave, kërkojmë një reformë të re në Ujësjellësat, ku vetëm një pjesë e tyre kanë performuar në parametrat që ne duam. AKUM ka bërë një propozim për Ujësjellësat, nga 61 ujësjellës do të kalojmë 15 ujësjellës qendror, mirëmenaxhim i financave, menaxhim i burimeve ujore. Ministria do të jetë aksionieri kryesor i secilës prej 15 ndërmarrjeve, për një menaxhim më të mirë. Mbi të gjithë për të vënë në jetë të gjitha politikat, është një hap i ri, do të nisë reforma menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.