Qeveria italiane miratoi dekretin, ministri i drejtësisë: Nuk është kuptuar mirë vendimi i Gjykatës së Be-së

Gjykata e Romës vendosi që 12 emigrantët të riktheheshin urgjentisht në Itali. Më pas Këshilli i ministrave miratoi një dekret ligjor për këtë çështje. Ministri i Drejtësisë Carlo Nordio tha se “nuk është kuptuar mirë vendimi i Gjykatës së BE-së”.

“Thelbi i vendimit është që gjyqtari duhet, në momentin në të cilin merrni një vendim, të thuash në mënyrë shteruese dhe të plotë, në rastin konkret, cilat janë arsyet pse ai vend i caktuar nuk konsiderohet i sigurt për atë individ. Kjo nuk figuron në arsyet e dekreteve në qendër të debatit të ditëve të fundit”, tha Nordio.

Dekreti ligjor synon tejkalimin e ngërçit të krijuar nga vendimi i Gjykatës së Romës për të mos vleftësuar ndalimin e disa emigrantëve në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, pasi vijnë nga vende të pasigurta. Me dekretin e ri, lista e përditësuar e vendeve të sigurta e hartuar nga Ministria e Jashtme do të kishte vlerën e një ligji, shkruan Tgcom.

Në dekretin ligjor janë përfshirë 19 vendet e sigurta si: Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnja dhe Hercegovina, Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Maroku, Mali i Zi, Peruja, Senegali, Serbia, Sri Lanka dhe Tunizia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *