‘Qeveria jep aprovimin, do lejohen 15 mijë tifozë’, surpriza për ndeshjen Gjeorgji-Spanjë

Në kohën e pandemisë është shumë e vështirë për të marrë dritën jeshile, e për të lejuar tifozët në stadium. Pavarësisht vaksinave, frika është ende e madhe. Autoritetet në shumë vende kanë rikthyer kufizimet, si një masë tjetër për të parandaluar infektimet në masë.

Por përkundrejt këtyre kufizimeve, një lajm i mirë vjen për ndeshjen Gjeorgji-Spanjë. Kjo ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022, do të ketë prezencën e tifozëve në stadium.

Mediat e huaja raportojnë se Kombëtarja gjeorgjiane ka marrë miratimin e qeverisë, për hapjen e pjesshme të dyerve të stadiumit, për sfidën e së dielës më 28 mars.

Kështu në “Boris Paichadze” të Tbilisit, pritet të jenë rreth 15 mijë spektatorë që do të shohin ndeshjen. Tifozët duhet të respektojnë distancimin social, sepse impianti i kryeqytetit gjeorgjian ka një kapacitet maksimal prej 55 mijë spektatorësh.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *