Qeveria merr vendimin/ Data 25 Maj do të jetë pushim zyrtar, ja për çfarë bëhet fjalë

Data 25 Maj do të jetë ditë pushimi zyrtar për administratën publike në qarkun e Tiranës.

Kjo për arsye se në këtë ditë do të mbahet finalja e Conference Ligue. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendëshëm, Bledi Çuçi.

Sipas këtij të fundit, pushimi do të bëhet në kuadër të masave për këtë event të madh sportiv për vendin tonë.

“Data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës, do të jetë pushim për këtë qark. Kjo masë merret si masë për një ngjarje siç është finalja e konferencës së Ligës, ku presim një fluks të njerëzve që vijnë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *