Ka nisur këtë të hënë viti i ri akademik në të gjithë vendin, me një pjesë të pedagogëve të cilët kanë bojkotuar mësimin, duke kërkuar rritje të pagës.
Pedagogët e Universitetit të Tiranës kanë nisur prej kohësh protestat, teksa nuk kanë qenë dakord me rritjen 7% të propozuar nga qeveria. Ata kanë lajmëruar se në orët 10:00 me 12:00 të paradites do të mblidhen për të bojkotuar mësimin, në shenjë proteste për kërkesat e tyre.
Kërkesat e pedagogëve:
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.