Qeveria premton ndihmë për eksportin e mishit në Lindjen e Mesme! Rama nuk i kursen batutat: ‘Ju jeni mishngrënës të lindur’!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në tre fabrika të reja në zonat e Vorës dhe Kasharit, ku pa nga afër punën e tyre. Nën shoqërinë e drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, Rama tha se këto fabrika, me mbështetjen e AZHBR-së, nëpërmjet programit IPARD janë pjesë e një gjenerate të re të zhvillimit ekonomik e bujqësor në vendin tonë.

Gjatë vizitës në një prej fabrikave të përpunimit të mishit në Vorë, Rama premtoi se qeveria po punon që të hap mundësinë e eksportit të mishit shqiptar në Lindjen e Mesme.

“Gjëja tjetër që ne mund t’ju ndihmojmë në këtë standard është që t’ju hapim rrugën e tregut në Lindjen e Mesme, që është pastaj një volum i madh. E kërkojnë mishin, se ne e kemi krijuar interesin, por zinxhiri tani këputet sepse këtu nuk ka ende standarde”, u shpreh ai.

Gjithashtu Kryeministri nuk kurseu as batutat gjatë një bashkëbisedimi me një sipërmarrës nga Tepelena, i cili ishte duke ndërtuar një fabrikë të përpunimit të mishit

Sipërmarrësi: Është një synim, se ne jemi njohur me tregun. Na kanë ardhur informacion nga Dubai. E kërkojnë shumë mishin edhe ne origjinën e kemi nga Tepelena”.

 Rama: “Ju jeni mishngrënës të lindur, por çështja është që gjithë zinxhiri tani këputet, sepse këtu nuk ka akoma standarde të tilla. Në momentin që vijnë këtu dhe shikojnë dhe marrin garancinë, dmth çfarë paguajnë do marrin”

Ndërkohë nga një tjetër fabrikë, Rama tha se përmes investimeve në këto sipërmarrje jepen shembuj se kush ka vizion dhe ambicie nuk është e nevojshme që të largohet, pasi fiton më shumë sesa jashtë shtetit.

 “Këto janë fabrika të një gjeneratë tjetër sepse krijon premisa për të pasur kampionë këtu. Ne duhet t’ju vazhdojmë t’ju mbështesim dhe ju mbështesim. Është e rëndësishme që përmes këtyre  jepen shembuj që kush ka vizion,  ambicie nuk ka nevojë të ikë jashtë shtetit sepse këtu fiton më shumë se jashtë shtetit”, tha Rama.

Drejtoresha e AZHBR-

E pranishme ishte edhe drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, e cila në fjalën e saj tha se këto investime janë masive dhe se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka mundësuar një procedurë parapagese.

“Kemi ardhur në një kantier ndërtimi në bujqësi. Ky është një rast i kantiereve është një kontratë e firmosur në nëntor të vitit të kaluar, do të përfundojë në nëntor të këtij vitit dhe është një fabrikë e përpunimit të frutave që do të përdorin një proces teknologjie që nuk ekziston në Shqipëri. Është një biznes që është i konsoliduar.

Është një nga projektet më komplekse që kemi. Kemi 13 të tjerë në proces të madhësisë së tij. Është një investim masiv që shkon 2 mln euro. Ajo që kemi bërë dhe që ka lehtësuar përshpejtimin e afateve të këtyre investimeve është fakti që kemi ndërtuar një mekanizëm paradhënie për investimet për shkak edhe të besimit që kemi krijuar në BE, nëpërmjet një kontrate garancie nga bankat. Jemeni i vetmi vend në rajon që ka mundësuar këtë procedurë parapagese”, tha Krifca.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *