Qeveria prezantoi projektbuxhetin 2023/ PD: Nuk është për shqiptarët dhe shtresat e shoqërisë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me projektbuxhetin 2023, i cili u prezantua ditën e sotme nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar Dorian Teliti projektbuxheti nuk është aspak serioz dhe se mbështet vetëm interesat e qeveritarëve.

Sakaq shtoi se ky nuk është buxheti i pensionistëve, fermerit, ish të përndjekurve etj, dhe se shqiptarëve nuk do t’i jepet asnjë qindarkë për paketë sociale.

“Projekbuxheti i vitit të ardhshëm nuk është aspak serioz, nuk është buxheti i duhur për shqiptarët dhe sipërmarrjen, por mbështet si përherë vetëm disa miq e shokë të lidhur ngushtësisht interesat me qeveritarët, ndërkohë që vazhdon të braktisë nevojtarët dhe godet me rritje taksash e gjobash sipërmarrjen vendase. Ky nuk është buxheti i shëndetësisë dhe arsimit, pasi financimi i tyre do vazhdoje të jetë minimalist dhe rezulton të jetë vetëm gjysma e nevojave reale për një arsim dhe shëndetësi dinjitoze.  Nuk është buxheti i fermerit, pasi do të jemi përsëri të fundit për subvencionimin e tyre, ndërkohë që vendet e rajonit financojnë të paktën 3 herë më shumë. Nuk është buxheti i rritjes së pagave, pasi rritja reale e tyre nuk parashikohet gjatë vitit 2023. Nuk është buxheti i pensionistëve, të cilët vuajnë rritjen dyshifrore të çmimeve të shportës së konsumit, ndërkohë që qeveria u thotë: “mjaftohuni me vetëm 1% rritje pensionesh”. Nuk është buxheti i ish të përndjekurve politikë, të cilët të harruar e të nëpërkëmbur përballen edhe këtë vit me përbuzjen dhe braktisjen e qeverisë. Me këto ritme të financimit do duhen 30 vjet për të ezauruar detyrimin financiar ndaj kësaj shtrese të përvuajtur nga regjimi famëkeq që lamë pas në vitet ‘90. Ky nuk është buxheti i shqiptarëve dhe bizneseve në nevojë, pasi asnjë qindarke nuk do jepet për ndonjë paketë sociale ndihme, ndërkohë që vendet e ngjashme të rajonit kanë dhënë paketa disa herë më të larta dhe parashikojnë të mbështesin ekonomitë e tyre edhe në të ardhmen, ndërkohë qeveria shqiptare jo”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *