Qeveria shpërndan bonusin e pranverës për pensionistët që në shkurt

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e pranverës që në muajin shkurt, duke mos pritur periudhën e zakonshme të pranverës.

Rama e bëri këtë njoftim gjatë një deklarate për mediat, duke theksuar se kjo është një masë e vendosur për shkak të rritjes ekonomike dhe nuk ka lidhje me periudhën zgjedhore.

Ai po ashtu shtoi se bonusi i pranverës do të jetë një masë e përhershme, e cila do të vijojë edhe në vitet në vijim, duke u bazuar në zhvillimin e ekonomisë

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *