Qeveria ul mesataren për degët e mësuesisë

Ka përfunduar vetëm disa minuta më parë mbledhja e qeverisë.

Ministrja e Arsimit, Ervis Kushi ka prezantuar këtë të enjte vendimin e ri të qeverisë në lidhje me programeve të studimit për Mësuesi.

Kushi tha se në këto programe do të futen dhe maturantë që kanë mesataren poshtë 7.5, por që në fund do të marrin një profil tjetër, dhe jo të bëhen mësues.

Fjala e plotë e Ministres Kushi:

Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrjave miratuam një ndryshim në VKM, i cili përcakton notën mesatare që duan të vazhtojnë studimet e larta në universitete. Konkretisht të gjithë e dinë që me reformën e mësuesisë në vitit 2017, sot të gjithë maturantët që vazhdojnë për mësuesi duhet të kenë minimumi mesatares 7.5

Por ndërkohë shqetësimet që kemi patur nga universitetet lidhen me faktin që këto programe jo të gjithë maturantët që regjistrohen, duan të bëhen mësues. Jemi të gjithë dakord që mësuesit duhet të jenë më të mirët, kemi një dakordësi edhe me universitetet që kriteri për ata që duhet të bëhen mësues kriteri duhet të jetë 7.5 por në këto programe mund të hyjnë edhe ata maturantë që duan të hyjnë në një profesion tjetër.
Për ta konkretizuar me një shembull. Jo të gjithë ata që vazhdojnë për gjuhë të huaj, duan të bëhen mësues. Mund të ketë nga ata që duan të vazhdojnë për gjuhë të huaj por të bëhen përkthyes, apo të punojnë në një institucion tjetër.
E njëjta gjë edhe për ata që studiojnë për Gjuhë-Letërsi. Jo të gjithë që shkojnë për Gjuhë-Letërsi duan të bëhen mësues.
Ka nga ata që janë të apasionuar pas letërsisë dhe duan të punojnë në një shtëpi botuese apo të shkruajnë.
Me vendimin e sotëm ne u japim mundësi edhe maturantëve që mbarojnë studimet me mesatare 6.5 të hyjnë në këto programe të ciklit të parë, por ata do të kenë një kod të veçantë në numrin e matrikullimit që më pas të mos vazhdojë për mësuesi por në programe të tjera të ciklit të dytë master për profesione të tjera.

Është një ndryshim të cilin ne e kemi dakordësuar edhe me vetë universitetet dhe presim që në vitin e ardhshëm akademik numri i studentëve që regjistrohen në këto programe të jetë më i lartë. Sepse në këto vite ka qenë shqetësim nga universitetet që numri i regjistrimeve ka qenë shumë i ulët pikërisht për shkak të këtij kufizimi të mesatares.

Për sa i takon mësuesve, ne përsëri jemi shumë rigorozë dhe kërkojmë që mësues të bëhen më të mirët. Mësues do të vazhdojnë të jenë maturantët që kanë mesatare minimumi 7.5. Ndërkohë që në këto programe ne do t’i hapim edhe për të tjerët që duan të marrin profesione të tjera, por të studiojnë për gjuhë të huaj, për bio-kimi, matematikë, fizikë etj.

Ndërkohë ne jemi duke finalizuar një paketë për të mbështetur programet e mësuesisë. Si progralemt prioritare edhe me reduktim tarifash edhe me përjashtim nga tarifa, apo mbështetje studentore.
Javën e ardhshme besoj do ta kemi gati dhe do ta prezantojmë si një paketë të plotë për të nxitur sa më shumë të rinj e të reja që të vazhdojnë të studiojnë për mësuesi, por edhe për programe të tjera që janë prioritare për zhvillimin e vendit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *