Personat e strehuar nga Ukraina dhe Afganistani do të mund të qëndrojnë në Shaipëri edhe për një vit më shumë. Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave. Sipas VKM-së, ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtyre vendimeve.
VKM:
V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
//////
V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Një ndryshim në vendimin nr.501, datë 25.8.2021, të këshillit të ministrave, “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në republikën islamike të afganistanit, dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare ”, të ndryshuar.
Në pikën 2/1, togfjalëshi “… dhe me 6 (gjashtë) muaj të tjerë …”, zëvendësohet me “… deri më 24.8.2023 …”