Edhe pse nga institucionet zyrtare të Partisë Demokratike gjithçka quhet një ‘blof’ nga Sali Berisha, mbështetësit e ish-Kryeministrit, Flamur Noka, Genti Strazimiri dhe Arben Ristani, kanë deklaruar sot se kanë mbledhur edhe 150 firma të tjera delegatësh, duke shkuar në 4350. Sipas tyre firmat e mbledhura nga Foltorja e Sali Berishës do të verifikohen në datë 11 dhjetor përmes një komisioni të ngritur nga vetë Kuvendi.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i PD-së zyrtare. Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, është shprehur se asnjë firmë nuk është depozituar në parti, shoqëruar me kërkesën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Duke shpjeguar procedurën Bardhi tha se përveç Statutit ka 3 tre rregullore në Partinë Demokratike. Njëra prej rregullove flet për mënyrën se si thirret Kuvendi Kombëtar i PD nga 1/4 e anëtarëve të këtij organi.
Bardhi tha se është Kryesia e Partisë që bën njoftimin e datës dhe orës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar dhe jo përmes Facebook. Sipas tij kërkesa për thirrjen e Kuvendit Kombëatr të Partisë Kryesia njoftohet me shkrim dhe rendi i ditës njoftohet 1 muaj para.
“Nëse nuk verifikohen firmat para se të shkojmë në Kuvend kush e thërret Kuvendin, kasaforta? Si mund të thuash janë sekret të dhënat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Ata janë zyrtarë të PD-së. Të dhënat mbahen gjoja konfidenciale sepse nuk janë firmat”, tha Bardhi.
Gazment Bardhi, deklaroi se në krah të Berishës është një person që ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, deputetin Ornaldo Rakipi. Bardhi theksoi se Kuvend Kombëtar me “Qifen” dhe shefin e shtabit të “Qifes” nuk ka për të pasur. Më tej Bardhi theksoi se kjo parti ka 650 mijë mbështetës dhe nuk është çudi që secili deputet të mbledhë 4-5 mijë veta në një sallë, aq më tepër kur e ndihmon edhe “Qifja”. Në përfundim të konferencës Bardhi u shpreh se
“Po tani çfarë na u tha, “ejani atë ditë dhe verifikojini, ndonjë emër na e jep edhe “Qifja” (Aqif Rakipi) ta fusim aty, që të mbushim sallën. Kështu dëgjova dje se ky grupi nismëtar do të bënte certifikimin dhe aty ishte shefi i shtabit të Ornaldo Rakipit, e ka pasur përballë Flamur Noka. Dhe ky shefi i shtabit do të verifikojë mandatet? Organizator i shtabit organizator të “Foltores. Banda dhe krimi i organizuar nuk thërret Kuvend të Partisë Demokratike. ” – tha ai.
/Priza.al/