Një qilim i rrallë që i përket dinastisë kineze, Ming u shit për 6.88 milionë euro në një ankand në Christie’s Paris. Ai i përkiste Pallatit Perandorak të Qytetit të Ndaluar të Pekinit, i cili nuk ishte shfaqur në publik në 34 vitet e fundit.
“Ky qilim i veçantë, për shkak të formës dhe dekorimit të tij, ishte dizajnuar për fronin perandorak kinez”, tha Louise Broadhurst, eksperte e qilimave oriental.
Qilimi i mrekullueshëm i takon shekullit të XVI-të gjersa Broadhurst shpjegoi se ekzistonte një punëtori perandorake që i krijoi ato vetëm për ambientet e brendshme të Qytetit të Ndaluar
WATCH: A rare carpet from the Imperial Palace in Beijing’s Forbidden City fetched $7.74 million at Christie’s Paris auction pic.twitter.com/KUTw4rMBQZ
— Reuters (@Reuters) November 27, 2021
“Ky është një nga vetëm shtatë qilimat e plotë të ‘Fronit të Dragoit’ që mbeten në koleksionet perëndimore. Ekzistojnë edhe nëntë qilima të tjerë, por ato gjenden në muzeun e pallatit në Pekin. Sigurisht, ata nuk do të dalin kurrë nga ai koleksion i muzeut”, shtoi Broadhurst.
Mësohet se qilimi është blerë fillimisht në vitin 1920 nga një çift nga Iowa (SHBA) që ishin për muajin e mjaltit në Kinë. Qilimin ia kishin huazuar Muzeut të Artit të Clevelandit dhe më pas e shitën në vitin 1987 tek një koleksionist privat në Zvicër.
Qilimi duket se është i verdhë, por besohet se ka qenë i kuq kur u qep për herë të parë në një punishte të perandorisë. Tapeti është zbehur me kalimin e kohës.
/Burimi: Reuters/ Përshtati: Priza.al/