Qindra kontrolle dhe mbi 30 të shoqëruar, në kërkim të skuadrës së pushkatimit

Kanë kaluar më shumë se 24 orë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e trefishtë në Memaliaj. Mbi 30 persona janë shoqëruar deri tani. Qindra kontrolle në disa qytete të vendit, por asgjë konkrete.

Në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë të paktën tre persona, njëri drejtonte makinën dhe dy kanë qëlluar me armë automatikë në drejtim të viktimave.

Mbeti i vrarë Shyqyri Kalemi, i cili është babai i Andrea Kalemit. Viktimë mbeti Gledio Muka 36 vjeç dhe Marsel Çela 47 vjeç të cilët plumbat i kapën aksidentalisht pasi ndodheshin në kohën dhe vendin e gabuar.

I plagosur rëndë është xhaxhai i Andrea Kalemit, Artur Kalemi. Pista kryesore në të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes, pas një zinxhiri vrasjesh mes dy fiseve Papa dhe Kalemi, që luftën e nisën shumë herët, për trafikun e kanabisit nga jugu i Shqipërisë drejt Greqisë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *