Ka startuar këtë të mërkurë festa e Birrës, në qytetin juglindor të Korçës. Festa dhe mijëra turistë vendas e të huaj kanë mbushur sheshet, për të shijuar muzikën e bukur shqiptare e të huaj, shoqëruar me birrën freskuese të Korçës dhe Tiranës.
Në qytetin e Korçës janë ngritur tashmë dy skena, të ndara në dy pole, njëra te Pazari i Vjetër i Korçës dhe tjetra te Terminali i Autobusëve. Turistët që nuk kanë mundur të prenotojnë në Korçë, kanë prenotuar në Pogradec, për të qenë sa më afër dhe për të shijuar ditët festive.
Nata e parë e festës do të nisë me këngëtarin e njohur grek, Lefteris Pantazis, i cili do të performojë te skena e Terminalit të Autobusëve disa nga këngët e tij më të pëlqyera nga publiku. Teksa pritet që të nisë koncerti, edhe Terminali i Autobusëve pritet të mbushet plot e përplot me turistë, të cilët do të shijojnë këngët e Pantazis. Ndërsa në skenën e ngritur te Pazari i Vjetër pritet të ndezin sonte atmosferën këngëtarët shqiptarë Vikena Kamenica dhe Devis Xherahu.
/Priza.al/