Pasi Qendra Kombëtare e Biznesit pezulloi fluturimet e “Air Albania-s”, pasi nuk u deklaruan pronarët përfitues dhe bilancin e tre viteve të fundit.
Ministrja e Infrastrukurës dhe Energjetikës Belinda Balluku u shpreh se Air Albania është një kompani ajrore private dhe shteti ka vetëm 10% të aksioneve.
Sa i përket pronarëve privat të saj, ministrja deklaroi se një ndër to është Turkish Airline, e cila mund të mos jetë në dijeni të dokumentacioneve dhe legjislacionit shqiptar.
“Komenti i parë që unë do të bëj është që ajo është një kompani private në 90% të aksioneve të saj dhe shteti shqiptar ka 10% të aksioneve.
Fakti që QKB-ja zbaton ligjin pavarësisht se shteti është 10% aksioner tregon se sa mirë funskionojnë strukturat shtetërore.
Ndërkohë sa i përket procesit, unë jam informuar sot paradite që është një proces rutinë që i ndodh çdo kompanie kur ata nuk dorëzojnë dokumentacionin e duhur për të pasur dritën jeshile nga QKB-ja.
Kështu i është kërkuar AirAlbania-s duke qenë se një nga pronarët është Turkish Airline, është pronar i huaj.
Nuk është i mësuar me rregullat e Republikës së Shëipërisë, që të dorëzojë menjëherë përfituesin fundor, pasi ky ka qenë dhe problemi i shtruar nga QKB-ja. Nga informavcionet që kam di që do të kryehet brenda ditës së sotme, nuk është asgjë e jashtëzakonshme,” tha ajo.
Gjithashtu ajo deklaroi se Air Albania pas muajit tetor do të ketë një zgjerim të avionëve (flotës) dhe fluturimet e destinacionet.