‘Qoftë i xhenetit, Zoti i dhëntë forcë familjes’/ Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Bulqizë

Është zbuluar identiteti i 17-vjeçarit që humbi jetën në një aksident në Bulqizë. Florian Pupuleku ishte nxënës në shkollën e Mesme Teknologjike “Hysen Çela” në Durrës. Në faqen e saj zyrtare, shkolla e të riut ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e senatorit të klasës XII-U1.

POSTIMI:

Me keqardhje japim lajmin e hidhur se nxenesi i shkolles tone, senatori i klases se XII-U1 Florian Pupuleku ka humbur jeten ne nje aksident tragjik. Stafi dhe nxenesit e shkolles i shprehin ngushellimet familjes dhe shokeve. Qofte i xhehnetit dhe zoti i dhente force familjes.

I riu nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve që mori në aksident, ndërsa i plagosur mbeti Ervis Terziu. Dyshimet e para të policisë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë mendohet të jetë bërë lagështira në rrugë, por dhe shpejtësia nga ana e drejtuesit të automjetit.

Ndërkohë grupi hetimor është duke vijuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *