QSUT/ E reja shkon në urgjencë me dhimbje barku, mjekët çuditen me atë që shohin në tualet

Një vajzë e re ka shkuar në orët e para të mëngjesit në Urgjencën e Sëmundjeve të brendshme me dhimbje të forta barku.
E reja më pas ka kërkuar të shkojë në tualet, dhe mbasi ajo ka shkuar në tualet dhe për shkak të krizave që kishte rezulton se ajo ishte shtatzëne dhe ka lindur pikërisht në tualetin e Urgjencës së QSUT ku më pas ka marrë ndihmën e nevojshme dhe është shoqëruar për në maternitet.

Njoftimi i plotë:
Nuk kishte ndodhur me parë në vend që të paraqitesh në Urgjencë për dhimbje barku dhe te lindësh në tualet.
Burime per Shoqatën e Infermierëve tregojnë që mbrëmjen e djeshme rreth orës 02:00 të mëngjesit është paraqitur në Urgjencën e sëmundjeve të brendshme e cila tashmë konsiderohet dhe si Urgjenca Polivalente që pret të gjitha llojet e Urgjencave dhe pas triazhit cdo pacient dërgohet ne specialitetin qe ka nevoje për shërbim.
E reja është paraqitur ne Urgjencë duke referuar me dhimbje të forta barku dhe pasi është pritur nga stafi i urgjencës nga ana e vajzës është kërkuar shkoj në tualet.
Sapo ajo ka shkuar në tualet dhe për shkak të krizave që kishte rezulton që ajo ishte shtatzene dhe ka lindur pikërisht në tualetin e Urgjencës së QSUT ku pasi mori ndihmën e nevojshme u shoqërua në maternitet ku mori ndihmës dhe shërbimin e nevojshëm.
Urime te përzemërta të gjithë stafit të Urgjences të cilët ishin prezent dhe asistuan duke ndihmuar të renë e cila tashmë gëzon shëndet të mirë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *