Quajti Ballën ‘skizofren’, Petrit Vasili përjashtohet 5 ditë nga Kuvendi

Deputeti Petrit Vasili është përjashtuar 5 ditë nga Kuvendi.

Sot në seancë plenare ai pati përplasje të forta me kreun e grupit të PS, Taulant Balla, të cilin e ofendoi duke ju drejtuar me fjalët “skizofren” dhe “idiot”.

Kërkesa e PS-së u firmos nga 7 deputetë socialistë, Etjen Xhafaj, Antoneta Dhima, Petro Koçi, Gerta Duraku, Ilir Metaj, Jurgis Çyrbja dhe Milva Ikonomi.

Njoftimi i Kuvendit:

U mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën

Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja
joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në
kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.

Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022

Debati

“Molla e sherrit” mes Ballës dhe Vasilit u bë rregullorja për përcaktimin e kohës për deputetët jashtë grupeve parlamentare.

Teksa fliste Vasili, Taulant Balla i ndërhyri në fjalën e tij, gjë që solli reagimin e deputetit të PL-së i cili iu drejtua kreut të grupit parlamentar socialist me fjalët, “skizofren, idiot”.

Vasili ka “shpërthyer” ndaj kryetarit te grupit parlamentar te PS, duke e quajtur atë “skizofren”.

Vasili: Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar.

Balla: Lexoje lexoje…

Vasili: O skizofren, nuk flet fare për kohën e diskutimit. Na lerë ta lexojmë mos bëj si idiot…Po qetësohu mo…

*KERKESA E PARTISE SOCIALISTE PER PERJASHTIMIN E PETRIT VASILIT*


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *