Qytetarë të shumtë në godinën e transformuar, Rama publikon fotot nga Piramida

Piramida i është rikthyer Tiranës me një transformim të madh duke u konsideruar si zemra e Shqipërisë së Re dhe destinacionit më të madg të teknologjisë digjitale në Rajon.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Piramida, ku qytetarë të shumtë vizitojnë ambientet e transformuara, duke u ngjitur me shkallë që e bëjnë ngjitjen shumë të lehtë për të arritur në majë të saj.

Projekti ambicioz për rijetësimin e ka transformuar si kurrë më parë këtë hapësirë, në një stoli për kryeqytetin me perspektivën e një prej pikave më të vizituara në të ardhmen për të gjithë turistët që vijnë në Shqipëri.

Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë.

Institucioni arsimor TUMO Tirana do të drejtojë Piramidën pas rinovimit të saj. Ai do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12 – 18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *