Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, marrin dhe bukë me vete në shenjë proteste

Ka nisur protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve para Kryeministrisë. Qytetarët kanë marrë me vete edhe pankarta, për të përcjellë mesazhe por jo vetëm me fjalë. Disa pankarta shkruajnë: Uria pa TVSH; Drita pa qiri dhe Karburant pa luks.

Ndërsa një tjetër shkruan: Zgjohuni nga gjumi letargjik dhe ragoni se e keqja ka zënë rrënjë. Po ashtu ka edhe qytetarë të tjerë, që kanë marrë me vete bukë, e cila gjithashtu është shtrenjtuar me 10 lekë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *