Tetë shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pas një operacioni antidrogë. Garda Civile kishte kaluar javë të tëra duke ndjekur gjurmët e një grupi të organizuar kriminelësh me origjinë shqiptare që vepronin në të gjithë Aragonin e Poshtëm Historik.
Përveç krimeve të lidhura me trafikun e drogës, ata akuzohen edhe për grabitje në banesa të banuara në disa bashki, shkruajnë mediat e huaja.
Të paktën një plantacion marihuane është asgjësuar në Portet e Beceite, në afërsi të pikës së nisjes Formenta në lagjen Beceite, rreth 4 kilometra nga qendra e qytetit dhe në një zonë me akses shumë të vështirë.
Ndërkohë vijojnë kërkimet për katër persona të tjerë, me origjinë shqiptare dhe të cilësuar si “të rrezikshëm”. Qytetarëve u është kërkuar të marrin masa paraprake ‘esktreme”.