Qytetarët u ankuan për dhunë/ Berisha nga Lazarati: T’i shkurtojmë jetën armikut Edi Rama

Kreu i PD, Sali Berisha ka qenë në Lazarat, ku ka mbajtur një bashkëbisedim me qytetarët e zonës.

Berisha ka premtuar ‘ndëshkim’ për të gjithë ata të cilët janë përpjekur të shtypin qytetarët e Lazaratit, ku theksoi do jenë ata të cilët do të zgjedhin kandidatët.

“Jeni dhe do mbeteni një emër i nderuar në përpjekjen e shqiptarëve për atdhetari. Ju siguroj se ata të cilët përdorën dhunë dhe terror ndaj jush, do marrin përgjigjen e merituar ligjore, do bëmë gjithçka së bashku me ju, t’i shkurtojmë jetën këtij armiku të egër të lirive, të lazaratasve dhe mbarë shqiptarëve. Keni ngritur një seri problemesh, keni rekomanduar dhe shtruar çështje të rëndësishme, ju siguroj se do jenë pjesë të rëndësishme të programit të PD. Ka marrë fund koha kur kryetari, kryesia e Tiranës, caktonte drejtuesit tuaj. Nga këto zgjedhje, do jeni ju që do zgjidhni kandidatin dhe qeveritarët tuaj, dhe u siguroj se respekti për votën tuaj do jetë absolut nga PD”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *