Qytetarëve shqiptarë u dërgohen mesazhe misterioze, Policia e Shtetit: Mos i klikoni në asnjë rast!

Policia e Shtetit bën me dije se në vijim të njoftimit të ditës së djeshme, të strukturave të Hetimit të Krimeve Kibernerike, i cili bënte fjalë për mesazhe (iMessage), që iu dërgohen nga adresa të ndryshme iCloud, përdoruesve të Apple, ju informojmë:

Autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare. Në asnjë rast mos klikoni dhe mos plotësoni formularë, pa u siguruar që faqja nga e cila jeni kontaktuar, është faqja zyrtare e institucionit.

Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *