Përpara Ministrisë së Brendshme është duke u mbajtur protesta për aksidentin që i mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdia.
Një qytetar foli përpara mediave, ku kërkoi që dorëheqjen e dy ministrave të qeverisë, pasi sipas tij kanë përgjegjësi. Ai gjithashtu nuk nguroi që ta cilësonte kryeministrin Edi Rama si arrogant.
Qytetari: Sot jam në këtë protestë për të protestuar kundër kokëfortësisë së kryeministrit që nuk shkarkon dy ministra. Nuk kam ardhur as për të mbështetur as ndonjë forcë politike, jam qytetar i lirë, i thjeshtë. Jam kundër kësaj arrogance. Në Holandë policia qëlloi një studente dhe ministri dha menjëherë dorëheqjen.
Ministrisë së Brendshme duhet t’i hiqet drejtuesi politik që është koka e gjarprit. Ministrisë së Turizmit duhet t’i hiqet Kumbaro që shiti Butrintin. jam qytetar i thjeshtë, patriot, në Shqipëri po komandojnë globalistët.
Arrogancën e kryeministrit dhe kokëfortësinë e tij për ta quajtur një gjë kalimtare dënoj me forcën e votës dhe shpirtit. Është arrogant, i pari që duhet të japë dorëheqjen është kryeministri. Pastaj ministri Çuçi dhe Kumbaro. Është ai përgjegjësi. Prisni se do vijnë ditë më të zeza në shtator. E keqja është derë më derë. Shqiptarët kanë 30 vjet që flenë gjumë. Kur të vijë e keqja, do thonë ua ç’na gjeti, prandaj duhet të protestojmë.