Kreu i PD, Sali Berisha ndodhet në Libohovë, ku është takuar me qytetarët e zonës.
Gjatë takimit një qytetar ka përfituar nga rasti për t’i uruar martesën e djalit Berishës, Shkëlzen Berisha me Armina Mevlanin.
Ku ‘i tërhoqi vëmendjen’ për llokumet që Berisha nuk i kishte çuar.
“Nuk jam materialist por idealist. Libohova është gjithmonë e jotja, qofsh i nderuar dhe fitore. Meqë të kam pritur 7 herë mbase jetoj që të shoh dhe dy herë kryeministër. Këtë e kam personale, ke pasur sebep ke martuar djalin. Po një kuti llokume nuk e ke sjellë”, tha ai.