Deklarata për media e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, u ndërpre nga një qytetare e revoltuar.
Ajo kërkonte ndihmë nga Berisha, duke i thënë se nuk ka marrë përgjigje nga asnjë instancë. Në fund, kryedemokrati i bëri ftesë që të paraqitej në zyrën e tij dhe të diskutonin më nga afër për shqetësimin që ka.
BISEDA MES TYRE:
Gruaja: Diktatura ka fillu në 2008 apo tani?
Berisha: Nëse je gazetare të vish, po nuk je gazetare të vish në zyrë e të flasim.
Gruaja: Zoti Berisha kemi halle….
Berisha: Po hajde dhe ti dil në televizor.
Gruaja: Këtu ka shkelje ligjore që nga presidenca.
Berisha: Unë të besoj ty.
Gruaja: Unë nuk di kë të takoj.
Berisha: Unë të them shkruaj një letër… Unë nuk jam presidenti, unë jam Sali Berisha.
Gruaja: Sot ka fillu demokracia?
Berisha: Unë jam i gatshëm që të….Unë thash se ke hall personal, familjar… aaaa