Ra aksidentalisht në kanal, ndërron jetë i moshuari në Kavajë

Një i moshuar ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht në kanal. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Hajdaraj të Kavajës. Nuk dihet nëse 80-vjeçari, ka gjetur vdekjen nga mbytja në ujë apo nga plagët e marra. Trupi i tij është dërguar në morg, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.06.2021, në fshatin Hajdaraj, dyshohet se shtetasi B. H., rreth 80 vjeç, aksidentalisht ka rënë në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *