Një i ri ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga kati i tretë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 në Thumanë të Krujës.
Policia deklaron se 25-vjeçari me iniciale K.Ç. dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e incidentit.
/Priza.al/