Një shtetas 45-vjeçar i cili po punonte në një pallat në ndërtim në kryeqytet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Për pasojë ai ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe është transportuar me urgjencë për të marrë kujdesin e nevojshëm në spital.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.05.2023, në Unazë të Re, në një pallat në ndërtim e sipër, shtetasi B. R., 45 vjeç, duke punuar në këtë pallat, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.