Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë ku një 4-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se 4-vjeçari me inicialet Z.O., ka qenë duke luajtur me shokët gjatë momentit kur ka ndodhur ngjarja.
Menjëherë i mituri është shoqëruar në urgjencën e spitalit të qytetit të Sarandës, ku ka shkuar pa shenja jete, pasi kontakti me rrymën elektrike i kishte shkatuar arrest kardiak. Falë ndihmës së parë fëmija i ka shpëtuar vdekjes dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.