Ra në pus dhe gjeti vdekjen, përcillet për në banesën e fundit Besnik Veliaj

Ngjarje e rëndë ishte ajo në Mallakastër ku dy persona mbetën të bllokuar në pus, pasi një prej tyre humbi jetën.

Besnik Veliaj, 38-vjeçari i cili gjeti vdekjen nga asfiksia pritet të përcillet këtë të hënë në banesën e fundit në orën 13:00 në varrezat e fshatit Lofkënd. Edhe pse u transportuan për në spitalin e Fierit, Veliaj nuk mundi të mbijetonte, ndërsa shoku i tij vazhdon të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.

Kujtojmë shtetasit Veliaj dhe Bledar Bregu kishin hyrë për të pastruar pusin, por u bllokuan brenda. Ndërkohë mbeti i plagosur edhe zjarrfikësi  Albens Zotaj, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është në gjendje të mirë shëndetësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *