Ravil Maganov kryetari i kompanisë gjigante ruse të naftës “Lukoil” ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga dritarja e një spitali në Moskë.
67 vjeçari Maganov , po trajtohej në Spitalin Klinik Qendror të qytetit dhe vdiq pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Maganov mori detyrën si kryetar i bordit të Lukoil dy vite më parë.
Ai filloi të punojë në kompaninë private të naftës në vitin 1993.
Në maj, një ish-menaxher i lartë në Lukoil, Alexander Subbotin, thuhet se vdiq gjithashtu në rrethana të pazakonta.