Ra nga kati i dytë i banesës, 27-vjeçari në gjendje të rëndë për jetën

Një 27-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i banesës në fshatin Kusarth, Elbasan.

Mësohet se i riu ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, e për pasojë e plagëve të mara, ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

“Më datë 17.01.2022, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *