Ra nga lartësia e pallatit ku po punonte, humb jetën 34-vjeçari në Milot

Marku Debrova 34-vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati ku ai ishte duke punuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Milot.
Sipas policisë 34-vjeçari ka ndërruar jetë teksa po punonte në taracën e një pallati .

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga inxhinierin e kësaj firme ndërtimi, Mondi Turhani .,56-vjeç banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin M.T. 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek një firme ndërtimi.

Arrestimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga taraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *