Një 57 vjeçari ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e objektit ku po punonte.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kasharit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 15.04.2022, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, shtetasi F. N., rreth 57 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.