Një aksident ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Lushnje, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga motomjeti me të cilin udhëtonte në rrugë.
Sipas policisë 45-vjeçari ka humbur jetën pasi është rrëzuar në tokë, pasi ka pësuar arrest kardiak.
Njoftimi:
Rreth orës 16:25, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë, shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit për shkak të një arresti kardiak.
Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.