E ardhmja e Vinicius Junior në Real Madrid është vënë në pikëpyetje pasi braziliani u detyrua të paraqiste një ankesë për të dhjetën herë për abuzim racist në La Liga.
Sulmuesi 22-vjeçar iu nënshtrua shumë talljeve nga tribuna gjatë një udhëtimi në Valencia.
Kjo ka bërë që ylli i Madridit të postojë në rrjetet sociale: “Nuk ishte hera e parë, as e dyta, as e treta. Racizmi është normal në La Liga. Konkurrenca mendon se është normale, e bën gjithashtu Federata [Spanjolle e Futbollit] dhe kundërshtarët e inkurajojnë atë.
“Me vjen shume keq. Kampionati që dikur i përkiste Ronaldinhos, Ronaldos, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messit, sot i përket racistëve. Një komb i bukur, që më mirëpriti dhe që e dua, por që pranoi të eksportonte imazhin e një vendi racist në botë”.