Radhë kilometrike në Kapshticë, shkak bëhet defekti teknik nga pala greke

 

Radhë të gjata kilometrike janë krijuar sot në doganën e Kapshticës. Shkak është bërë ngadalësimi i punës për shkak të një problematike nga pala greke. Radha e mjeteve nga ana shqiptare për shkak të këtij bllokimi shkon më shumë se 2 km.

Nga autoritetet bëhet me dije se problematika nga shteti fqinj është ajo që ka çuar në radhë të gjata.

Ndërkohë po nga autoritet bëhet e ditur se po punohet më kapacitet të plotë. Janari ka pasur fluks të shtuar të mjeteve në këtë doganë, për shkak të shtetasve shqiptar të cilët kthehen në vendet e punës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *