Radhë kilometrike në Morinë/ Shqiptarët e Kosovës ‘dynden’ drejt plazheve

Mëngjesi i kësaj të shtune e ka gjetur pikën kufitare të Morinës në Kukës të mbingarkuar dhe me radhë automjetesh që shkojnë deri në disa kilometra.
Fundjava dhe moti i mirë ka bërë që pushuesit kosovarë të dynden drejt bregdetit shqiptar.
Për shkak të radhëve të gjata dhe fluskit të madh, pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar me 8 sportele.

 

Radha e gjatë është edhe në segmentin Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve.

Referuar sistemit TIMS, në Pikën e Kontrollit Kufitar Morinë kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria rreth 1.2 milionë shtetas të Kosovës e vende të tjera të rajonit si dhe 356 mijë mjete që përllogaritet me 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *