Mëngjesin e sotëm ka patur rradhë kilometrike automjetesh në pikën kufitare të Qafë Thanës. 118 mjete te vogla dhe mbi 20 kamiona janë bllokuar. Shkak për këtë është bërë mungesa e shërbimit maqedonas, pas monfunksionimit të sistemit për shkak të një sulmi kibernetik.
Radhët janë në të dyja anët e kufirit. Ndërkohë, reshjet e borës kanë nisur të bien, por megjithatë qytetarët janë detyruar të dalin herë pas here nga automjetet e tyre pas pritjes për orë të tëra.Pritet që procedura të filloj në mënyrë manuale për të vazhduar kalimi i mjeteve.
Prej një jave janë marrë masa për kufizimin e incidenteve kryesisht me palën bullgare dhe monitorim të kufijve kryesisht me Bullgarinë për të shmangur incidentet. Pritet konfirmimi zyrtar nga pala maqedonase ndërsa doganat maqedonase mbeten në kaos.