Me ardhjen e sezonit turistik shumë vendas dhe të huaj kanë ardhur në Shqipëri për ta kaluar pushimet verore. Por pas mbarimit gjithsecilit duhet të kthehet në vendin ku jeton. Si pasojë e kësaj është krijuar shumë radhë në doganën e Kakavijës! Deri në orën 12:00, kufirin e kanë kaluar 1200 persona, duke zgjedhur që të udhëtojnë më shumë gjatë paradites drejt shtetit fqinj.
Të gjithë ata që kanë kaluar kufirin kanë qenë të ndarë në 20 autobusë dhe 180 mjete, ndërsa pala greke po punon me 3 sportele për të përballuar fluksin por sërish ka radhë.
/Priza.al/