Radhën e ka gazi! Nga 1 janari akcizë 6 lekë/litër dhe për përdorim familjar

Rritjes së çmimeve pas karburantit dhe energjisë elektrike nuk do ti shpëtoje as gazi i lëngshëm. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm gazi i lëngshëm pritet ti nënshtrohet akcizës me 6 lek për litër.

Aktualisht sipas relacionit ky hidrokarbur i nënshtrohet akcizës 8 lekë për litër vetëm kur përdoret nga automjete ndërsa kur përdoret për gatim ai ka qenë i përjashtuar. Nga unifikimi i akcizës për gazin e lëngshëm pritet që të arkëtohen rreth 3 milionë euro që pritet të paguhen kryesisht nga konsumatorët familjarë.

Po sipas relacionit, ky projektligj synon të vendosë një nivel akcizë për gazin e lëngshëm pa diferencuar qëllimin e përdorimit pasi siç është formuluar ligji aktualisht i jep mundësinë abuzivizmit me sasinë e gazit që nuk paguan akcizë.

Nga sasia e importuar e kësaj lënde djegëse, rreth 2/3 nuk ngarkohet me akcizë, që presupozon se nuk përdoret si karburant për automjetet, ndërkohë që vetëm 1/3 e sasisë së importuar deklarohet për përdorim automjetesh dhe ngarkohet me akcizë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *