Raketat goditën territorin e një shteti të NATO-s, reagon presidenti i KE: I tronditur! Qëndrojmë me Poloninë

President i Këshillit Evropian Charles Michel ka reaguar pas lajmit se dy raketa ruse ranë në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën.

Me anë të një postimi në Twitter, Michel shkruan se është “i tronditur” nga raportimet të cilat tregojnë se dy qytetarët kanë humbur jetën.

“I tronditur nga lajmi i një rakete ose municioni tjetër që ka vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, shkruan Michel.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *