Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se goditja e territorit të Polonisë me raketa ruse, është një përshkallëzim shumë domethënës i situatës.
Ai bëri thirrje për veprim, ndërsa shtoi se terrori nuk kufizohet vetëm në territorin ukrainas, duke e quajtur sulmin një akt ndaj sigurisë kolektive.
“Terrori nuk kufizohet në kufijtë tanë kombëtarë. Sa më gjatë Rusia të ndihet e pandëshkueshme, aq më shumë kërcënime do të ketë për këdo që mund të arrihet nga raketat ruse. Raketat ruse goditën Poloninë. Sulm me raketa ruse në territorin e NATO-s. Ky është një sulm raketor rus ndaj sigurisë kolektive! Ky është një përshkallëzim shumë domethënës. Ne duhet të veprojmë”, tha Zelensky.