Zyra presidenciale e Ukrainës bën me dije se rreth shtatë milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike në Ukrainë, si pasojë e sulmeve me raketa ruse, që shenjtëruan këtë të martë infrastrukturën energjitike të vendit.
BBC shkruan se ndërprerje e energjisë elektrike janë regjistruar në rajonet Kiev, Vinnytsya, Volyn, Donetsk, Dnipropetrovsk, Zhytomyr, Kirovohrad, Lviv, Poltava, Rivne, Sumy, Ternopil, Kharkiv, Khmelnytskyy, Cherkasy, Chernivtsi dhe Chernihiv.
Rreth 15 objekte energjetike u dëmtuan si rezultat i sulmeve, tha nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Kyrylo Tymoshenko.
“Inxhinierët e energjisë tani bëjnë gjithçka për të rilidhur furnizimin me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur,” tha zyrtari.
Çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se 85 raketa u lëshuan të martën dhe 20 të tjera pritej të godasin vendin.
Të paktën një person është vrarë në sulmet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, dhe situata në të gjithë vendin përshkruhet si “kritike” pasi raketat godasin objektet energjetike.
Nuk është e qartë nëse sulmet raketore të së martës do të ndikojnë në rezultatin e një draft deklarate, të parë nga agjencitë e lajmeve, e cila thotë se pushtimi rus i Ukrainës është “dënuar fuqishëm” nga “shumica” e vendeve në G20.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kritikon vendet perëndimore për atë që ai e përshkruan si “politizimin” e deklaratës së G20.
Zelensky u thotë udhëheqësve të G20-ës përmes video-lidhjes se “lufta shkatërruese” e Rusisë duhet të përfundojë tani
Kina vlerëson qëndrimin e Rusisë se një luftë bërthamore “nuk duhet të bëhet kurrë” kur ministrat e jashtëm të dy vendeve takohen në samit, duke shtuar se kjo tregon “qëndrimin racional dhe të përgjegjshëm” të Rusisë.