Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak momente më parë është shfaqur në hyrje të Kuvendit ku dha një deklaratë për mediat.
Basha e nisi menjëherë me lajmin e fundit të ardhur nga SHBA, shpalljen non-grata të ish-deputetit të PS, Aqif Rakipi.
Sipas tij, Rama tanimë ka humbur një tjetër partner pasi Rakipi është një nga mekanizmat e masakrës zgjedhore.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Lulzim Basha: Aqif Rakipi, një nga mekanizmat e masakrës zgjedhore. Ai ka blerë vota për hesap të Edi Ramës, janë njerëz që kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve, të gjitha mekanizma të përdorura në zgjedhjet e 25 prillit. Diferenca e votave mes atyre që mblodhi PD-ja dhe maxhoranca ka qenë ajo që bleu Rakipi. Edi Rama ka sot të gjthë arsyet të ndjehet i vetëm, ka humbur një tjetër partner. Dua t’i them çdo shqiptari që nuk jemi vetëm, këtë parlament do t’ia kthejmë njerëzve, qytetarëve.