Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Kryeministri ka njoftuar se Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit do të nisi fluturimet për disa linja duke filluar nga data 15 korrik. Aeroporti i Kukësit “Flatra e Veriut” do të nisi fillimisht fluturimet me Zvicrën dhe Turqinë.
Ndërkaq Rama ka bërë me dije edhe çmimet e biletave për linjat Kukës-Zurih dhe Kukës-Stamboll, dhe anasjelltas. Ndërsa për sa i përket çmimit të taksës do të jetë vetëm 1 euro. Në këtë mënyrë Kryeministri ka dashur tu përgjigjet edhe zërave skeptikë të cilët mendonin se ndërtimi i aeroportit ishte vetëm në funksion të fushatës elektorale.