Kryeministri Edi Rama ka folur në seancën plenare për Butrintin. Akuzat ndaj PD-së nuk kanë të ndalur, madje duke i cilësuar si kope.
“Ndahuni në sa pjesë të doni, nuk ndryshoni. Kemi shpëtuar Butrintin nga ju. E mbaj mend shumë mirë se si ishte, kur isha ministër i Kulturës.
Nuk e dija nëse kishte lindur zonja që flet këtu. Por kurdo që të lindni, po hytë në kope ju merr sëmundja ngjitëse.
Të jesh budalla, do thotë të jesh në krizë. E keni shtrembërim në ADN, pasi flisni mbrapsht. Fondacioni i Butrintit, është i krijuar mes atij amerikan dhe shqiptar.
Ju nuk po akuzoni ministren, por fondacionin”, tha ai