Kryeministri Rama ka qenë i ftuar sot në emisionin “Fiks-fare”, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme nga dy moderatorët.
I pyetur nëse ka ndonjë mundësi për koalicion me Bashën, Rama tha se nëse do i jepte ndonjë ministri kryedemokratit do të ishte ajo e shtetit për relaksimin. Rama tha ndër të tjera se më shumë komunista ka në Gjir të Lalëzit.
Pyetje: Çfarë pëlqen më shumë te Basha?
Rama: Që kur gënjen zëri i bëhet më i ëmbël.
Pyetje: Po te Monika?
Rama: Më pëlqen kur nuk flet fare.
Pyetje: Po tek Meta?
Rama: Që kur është tap thotë jam esëll.
Pyetje: Po te Berisha?
Rama: Leje ç’a na e fut kot këtë leje se do i them Filipit leji tani. Qetësia e tij më pëlqen.
Pyetje: Çfarë nuk të pëlqen te Rama?
Rama: What the fuck?
Pyetje: Po nëse nuk i bën dot votat me kë do bësh koalicion?
Rama: Nëse nuk i bëj votat do vi të punoj këtu part time t’ju ngrej nivelin ju. T’ju sjell një palë çorape një bluzë të hajrit ty tjetri.
Pyetje: I ke bërë thirrje Bashës për bashkëpunim që të ndahet nga Berisha dhe Meta. Si mund t’i kërkosh fëmijës të mohojë babain?
Rama: Jo ta mohojë, por të dalë në shtëpi më vete.
Pyetje: Ku ka më shumë komunistë te PS apo PD?
Rama: Në Gjir të Lalëzit.
Pyetje: Ke menduar për një zëvendësues?
Rama: Jam në mendim e sipër.
Pyetje: Je gati të sakrifikosh fëmijët dhe familjen si Meta për revolucion?
Rama: Si mund të sakrifikohet familja dhe fëmija? Për teka nuk sakrifikohet familja. Kur njerëzit janë tap gjithë ditën sakrifikojnë gjithçka.
Pyetje: Ti çfarë pi më shumë? Verë raki apo drogë?
Rama: E kam shpjeguar njëherë, qumësht grerëze pluhur thithe nga veshi.
Pyetje: Nëse do bashkëpunoje me Bashën çfarë ministrie do i jepni?
Rama: Ministër shteti për relaksin që të rrijë aty në zyrë me krevat të rrijë aty për qejf.
Pyetje: Po Monës?
Rama: Ministri Monës? Je në vete?